Meshkujt janë huamarrësit më të mëdhenj në banka. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në vitin 2025 në vend rezultuan afro 348 mijë persona kredimarrës dhe 55,2% e tyre janë meshkuj.

I njëjti trend ruhet edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me strukturën ekonomike familjare, ku burrat janë ata që dominojnë më shumë në tregun e punës, por edhe me pagat më të larta.

“Gratë janë më pak të pranishme në tregun e punës. Investimet më të mëdha i bën burri dhe nivelin më të lartë të pagave dhe të ardhurave e kanë burrat. Kjo është arsyeja përse në financat e familjes kanë dominancë në marrjen e një kredie dhe gratë janë dorëzanëse, sepse nivelin e të ardhurave gratë e kanë më të ulët”, pohoi Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë.

Përveç kulturës shqiptare, një tjetër arsye, thonë ekspertët, është edhe menaxhimi i riskut.

“Edhe në kulturën shqiptare burri duhet të dominojë. Kemi më pak gra të suksesshme në sipërmarrje, më pak gra që kanë edukim financiar të mjaftueshëm dhe menaxhim të riskut. Burrat marrin risk më të lartë.”

Shqiptarët marrin më shumë kredi për dy qëllime kryesore: konsum për nevoja personale dhe blerje banesash.

Tv Klan

/tvklan.al