Lionel Messi më 16 qershor 2006 bëri debutimin e tij në një Kupë Bote, 16 minuta kundër Serbisë, të shoqëruara me 1 gol dhe 1 asist.

20 vjet më vonë, në pjesëmarrjen e tij të gjashtë në një Botëror në ndeshjen e parë të tij realizoi 3 gola për Argjentinën duke u barazuar me Miroslav Klose në kuotën 16.

Një paraqitje e jashtëzakonshme e bën Messin akoma më shumë një legjendë të futbollit që entuziasmoi publikun në Kansas City.

Kampionët në fuqi të botës e nisën saktësisht aty ku e kishin lënë katër vjet më parë dhe i dërguan një mesazh botës: Messi është në formë të shkëlqyer dhe dëshiron një tjetër Kupë Bote.

“Siç them gjithmonë, gjithçka që po përjetoj tani është e mrekullueshme. Kam pasur fatin të realizoj të gjitha ëndrrat e mia, madje edhe më shumë sesa mund të kisha shpresuar, si në aspektin individual ashtu edhe si pjesë e një ekipi”, tha Messi.

Lionel Messi arriti kuotën e 120 golave më përfaqësuesen në 200 ndeshje të zhvilluara, ndërsa u bë lojtari më i moshuar që shënon tregolësh në Botëror. Këtë e arriti pak ditë para ditëlindjes së tij të 39. Nuk ka mbarur ende pasi ky Botëror sapo ka nisur.

/tvklan.al