Lionel Messi do të mbushë 38 vjeç më 24 qershor, por dëshirën e ka të njëjtë si në ditën e parë. Argjetinasi iu përgjigj shumë pyetjeve të së kaluarës dhe të së ardhmes në një intervistë për kanalin e Youtube “Simplemente Futbol”, përfshi Botërorin e 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada e Meksikë.
“Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendimin për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Unë do të gënjeja nëse do të thoja se nuk po e mendoj“, tha Messi.
Në karrierën e tij ka fituar gjithçka, por ende kërkon shumë nga vetja.
“Nuk kam dyshim që do të vijoj të jem konkurrues. Kjo është pjesë e imja, me këtë frymë jam rritur. Dua të fitoj dhe të jem konkurrues” shtoi Messi.
Lionel Messi është nën kontratë me Inter Miami deri në fund të 2025 dhe ende nuk ka një vendim se çdo të bëjë më pas. Në karrierën e tij mbi 20-vjeçare ka luajtur me Barcelona, ku shkëlqeu duke vendosur rekorde të shumtë dhe me Paris Saint Germain para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tv Klan