Lionel Messi pritet të zbresë për herë të fundit në fushë me fanellën e Argjentinës, në atë që do të jetë paraqitja e 208-të dhe e fundit e yllit argjentinas me kombëtaren.
39-vjeçari ka zbuluar edhe fanellën që do të veshë në mbrëmjen e lamtumirës.
Njoftimin e ka shoqëruar me një video të publikuar në rrjetet sociale, me një simbolikë të veçantë, ku Messi heq fanellën aktuale të Argjentinës dhe vendos në varëse atë që do të mbajë në ndeshjen e radhës.
Pas 207 paraqitjesh, 125 golash dhe 68 asistimesh, Messi është pranë fundit të një kapitulli të jashtëzakonshëm me kombëtaren.
Në këtë rrugëtim, ai ka fituar tre trofe madhorë, mes tyre Kupën e Botës dhe dy tituj të Copa América-s.
Nga debutimi si një talent i ri, te kapiteni që ngriti në qiell trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror, Messi ka shkruar historinë e tij me fanellën e Argjentinës.
Pas përballjes me Bolivinë, e cila do të luhet më 30 shtator, kalendari i “Albicelestëve” parashikon edhe sfidat ndaj Burkina Fasos dhe Beninit.
Kjo e fundit pritet të shënojë zyrtarisht fundin e epokës së Lionel Messit me kombëtaren.
Një epokë që nisi me ëndrrën për të fituar gjithçka dhe që tashmë shkon drejt fundit, e shoqëruar me trofe, rekorde dhe një fanellë që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së Argjentinës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
