Duket e pabesueshme, por lojtari më i mirë i këtij Botërori është njëkohësisht edhe ai që vrapon më pak. Lionel Messi po sfidon çdo standard të futbollit modern. Në një kohë kur shpejtësia dhe rezistenca konsiderohen vendimtare, ai vazhdon të bëjë diferencën falë talentit dhe inteligjencës së tij.

Me notën mesatare 8.7, Messi është futbollisti më i vlerësuar i turneut, ndërsa paradoksalisht është edhe një nga ata që shpenzon më pak energji në fushë. Në 5 ndeshje ka përshkuar gjithsej 35.87 kilometra, ose mesatarisht 6.88 kilometra për takim. Nga kjo distancë, plot 4.41 kilometra i ka bërë duke ecur, statistika më e lartë e këtij Botërori.

Edhe numri i sprinteve është modest, vetëm 23 për ndeshje. Me vrap të lehtë ka përshkuar mesatarisht 1.48 kilometra, ndërsa me shpejtësi të lartë vetëm 631 metra gjatë gjithë turneut. Lionel Messi deri më tani ka shënuar 8 gola, duke dëshmuar se talenti vazhdon të jetë arma e tij më e fortë.

Tv Klan

/tvklan.al