Mësuesja padit drejtorin e shkollës, ai i mban pagën në kundërshtim me ligjin


Mësuesja padit drejtorin e shkollës, ai i mban pagën në kundërshtim me ligjin

21:18 11/09/2020

Emisioni “Stop” në Tv Klan, këtë të premte ka trajtuar denoncimin e mësuese Valbona Cjapi, e cila është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës 9-vjeçare “5 dëshmorët”. Cjapi ka hedhur në gjyq drejtorin e shkollës ku punon, pasi është ndjerë e fyer në një mbledhje me mësuesit. Për shkak të pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, ka njoftuar drejtorin, por nëndrejtoresha e njofton se i janë mbajtur ditët e punës nga paga, për çdo herë që kishte qenë në seancë.

Mësuesja pasi ka mbledhur të gjithë dokumentacionin dhe është e bindur se ndaj saj është bërë një padrejtësi është drejtuar në emision “Stop” dhe ka bërë publik rastin e saj. Ajo shprehet se drejtori i ka mbajtur ditët e punës pa të drejtë, pasi ajo e ka informuar për çdo mungesë që ka bërë dhe arsyen që ka pasur.

Në Zyrën Vendore Arsmore Roskovec, Valbonës i kanë thënë se ato ditë quhen të paarsyetuara, pasi nuk ka marrë leje, apo të ketë paraqitur raport mjekësor. Nga ana tjetër, në ditën e fundit  të shkollës Valbona ka marrë vlerësimin nga drejtori i shkollës, dhe në hapësirën e mungesave pa arsye, nuk ka asnjë të tillë. Gazetarja e emisionit “Stop” ka kërkuar një takim dhe me drejtorin e shkollës për të dëgjuar versionin e tij, i cili në fillim refuzon të bisedojë por më pas pranon.

Gazetarja: Zoti Ilir, përshëndetje! 

Drejtori: Përshëndetje! 

Gazetarja: Ju shqetëson Viola, gazetare nga emisioni “Stop”. Vjen dot të takohemi, të lutem? Të diskutojmë për një rast. 

Drejtori: Çfarë rasti? 

Gazetarja: Ta them, kur të vish këtu. Të pres këtu. 

Drejtori: Po ju nuk vini dot këtu? 

Gazetarja: Ku jeni ju? 

Drejtori: Në shtëpi! 

Gazetarja: T’ju vij në shtëpi?! 

Drejtori: Po! Pse ç’a ka? 

Gazetarja: Ku e keni shtëpinë ju? 

Drejtori: Në një fshat këtu. 

Gazetarja: Nuk afrohesh dot te shkolla? 

Drejtori: Po, dhe afrohem. 

Gazetarja: Të pres këtu tek shkolla.

Drejtori vendos të vijë afër shkollës dhe gazetarja e “Stop”i tregon rastin si dhe dokumentet ku ai ka kryer shkelje. Po ashtu drejtori është gjetur në shkelje, pasi ai ka qenë bashkë me mësuesen në seanca gjyqësore, por për veten e tij shprehet se nuk ka munguar dhe nuk i është hequr asnjë ditë pune.

Gazetarja: Pse ka ndodhur kjo? Pse nuk e keni justifikuar ju lejen e saj, sepse ju duhet ta bënit në zyrën arsimore? Dhe ju i keni hequr ditët e punës. 

Drejtori: Tani unë nuk jam i detyruar, t’ju jap përgjigje juve, se këto zgjidhen ligjërisht. 

Gazetarja: Ligjërisht këto janë konsumuar. 

Drejtori: Si konsumuar? 

Gazetarja: Janë konsumuar, sepse është përgjigjja e ZVA-së, janë proceset gjyqësore. Ju keni qenë në seancë gjyqësore me të? 

Drejtori: Po s’kam qenë për këtë problem, pra. 

Gazetarja: Po ke qenë për problem tjetër. Po a ke qenë në seancë gjyqësore me të, këto ditë, që ajo ka munguar në shkollë? 

Drejtori: Po! 

Gazetarja: Pse ia keni hequr ditët e punës? 

Drejtori: Po s’ka ardhur në punë, pra. 

Gazetarja: Ajo ju ka shkruar. Pse nuk ia keni konfirmuar? 

Drejtori: Si konfirmuar? 

Gazetarja: T’i konfirmonit lejen, që ka kërkuar! 

Drejtori: Më vjen keq! Je dhe gazetare e Stop-it, me një televizion prestigjioz. Tani, si vjen, më kërkon llogari mua, kur mësuesi nuk vjen në punë dhe thua hidh ditët e punës? 

Gazetarja: Po mësuesi nuk ka ardhur në punë, për të njëjtën arsye, që nuk ke qenë as ti në punë. 

Drejtori: Kam qenë në punë unë. 

Gazetarja: Ke qenë në seancë gjyqësore, zotëri. 

Drejtori: Seanca gjyqësore 20 minuta ka qenë. Në orën 1, 20 minuta. 

Gazetarja: Po, 20 minuta.  Pse nuk ia keni  thënë:“Jo, nuk të jap dot leje” 

Drejtori: S’ka ardhur të kërkojë leje mësuesja. 

Gazetarja: Ka kërkuar leje mësuesja, me mesazhe. 

Drejtori: Kërkohet leje me mesazhe? 

Gazetarja: Elektronikisht. 

Drejtori: Kërkohet leje me mesazh? Hape ligjin dhe më thuaj mua, që mësuesi ka të drejtë të kërkojë leje me mesazh… 

Gazetarja: Pse si komunikoni ju me mësuesit? Me shkresa zyrtare? 

Drejtori: Po pra!  Të lutem, mësuesja është pjesë e këtij kolektivi dhe një ditë më përpara, të vijë në drejtori dhe të më paraqesë fletë-thirrjen e gjyqit, që jam nesër në gjyq edhe do më japësh leje drejtor apo jo. 

Gazetarja: Ju keni qenë në seancë gjyqësore. Pse do fletë-thirrjen e gjyqit, kur ti je vetë në seancë gjyqësore me të. 

Drejtori: Ç’lidhje ka kjo, pra? 

Gazetarja: Si ç’lidhje ka kjo? 

Drejtori: A do zbatosh rregullat e shkollës ti? 

Gazetarja: Po, rregullat i ka zbatuar, duke të njoftuar një ditë më parë. 

Drejtori: Mësuesi mos të vejë në gjyq fare. Unë nuk di gjë, vete mësuesja në gjyq, apo jo. 

Gazetarja: Është palë paditëse. Është përgjegjësi ligjore, që e ka të detyrueshme të shkojë. 

Drejtori: Më jep mua ligjin! A je gazetare? 

Gazetarja: Nuk e di kodin e punës? 

Drejtori: Ma jep, pra se unë nuk kam kod pune! 

Gazetarja: Përderisa je drejtor i një institucioni, duhet ta dish kodin e punës! 

Drejtori: Nuk është, pra. Jo nuk e di, po nuk është. 

Gazetarja: Përgjegjësia ligjore është, të paraqitesh në gjyq. Vetes ia ke mbajtur ato ditë, që ke munguar? 

Drejtori: Po kam qenë në punë, moj. 

Gazetarja: Ju si e vërtetoni prezencën tuaj në shkollë? 

Drejtori: Janë regjistrat, janë të gjitha, që është hedhur data, tema. 

Gazetarja: Mirë, do m’i tregosh pak? Që ta vërtetoj edhe unë. 

Drejtori: Po kush je ti, të më vërtetosh mua? 

Gazetarja: Siç ia ke mbajtur asaj, duhet t’ia mbash dhe vetes! 

Drejtori: Pse bën paragjykime? 

Gazetarja: Nuk bëj paragjykim. Flas për një kod pune, që e njeh detyrimin ligjor 

Drejtori: Ma jep pra, ma jep! 

Gazetarja: E do në dorë? 

Drejtori: Ma jep ta lexoj, që mësuesi, kur nuk vjen në punë, i jep ditët e punës. 

Gazetarja: Nuk do të mësoj unë kodin e punës, se ti je drejtor institucioni, o zotëri! 

Drejtori: Unë nuk e di! 

Gazetarja: Në momentin, që ti si drejtor institucioni, komunikon në Ëhatsapp me mësuesit, ndërkohë në këtë anë, ajo duhet të sjelli shkresë? 

Drejtori: Ç’a shkrese? 

Gazetarja: Ti the: të më sjelli shkresë! 

Drejtori: Të më marri leje, o e nderuar! 

Drejtorit i është treguar dhe një shkresë e firmosur prej tij, ku ai ka thënë se mësuesja nuk ka asnjë mungesë paarsye, por sërish i janë mbajtur ditët e punës. Në këtë moment drejtori pranon gabimin dhe shprehet se do bëjë një tjetër shkresë me ndryshimet e duhura.

Gazetarja: Pse në këtë fletë ka “Përqindja e orëve mësimore të munguara pa arsye, 0” ? 

Drejtori: Si pa arsye, 0? 

Gazetarja: Pse nuk ka asnjë mungesë të paarsyetueshme këtu, në këtë fletë, që keni dhënë ju, që keni vulosur. 

Drejtori: Kur është vulosur? 

Gazetarja: Sot. 

Drejtori: Ç’lidhje ka kjo? 

Gazetarja: Si ç’lidhje ka? Ku janë ato mungesat, që ajo ka të paarsyetuara? 

Drejtori: Ç’lidhje ka kjo njëherë? 

Gazetarja: Po pse, nuk duhet të vendosen këtu ato mungesa?            

Drejtori: S’vendosen mungesa këtu. 

Gazetarja: Si s’vendosen mungesa këtu? Kjo fleta është vulosur nga ju. Është fusha e vlerësimit. Çfarë do të thotë kjo rubrika këtu? “Përqindja e orëve mësimore të munguara nga mësuesi, pa arsye”, asnjë nuk figuron. 

Drejtori: E ka lënë 0? Do bërë aty, do llogaritur përqindja. 

Gazetarja: Po si duhet bërë, ju e keni firmosur dhe e keni vulosur. 

Drejtori: Po e bëj unë nesër, pra. 

Gazetarja: Bie në kundërshtim me atë, që sapo po më thoni. 

Drejtori: Lëre këtë! 

Gazetarja: Jo, jo! Nuk e lë fare unë këtë. Kjo është një shkresë e jotja zyrtare, e lëshuar kundrejt mësuesit. 

Drejtori: Unë s’thashë, që mësuesja ka munguar pa arsye. Mësuesja nuk ka ardhur në punë. 

Gazetarja: Çfarë është kjo, kur nuk vjen në punë? 

Drejtori: Uaa…! 

Gazetarja: Çfarë quhet kjo në gjuhën tuaj zyrtare? 

Drejtori: Mungon në punë. 

Gazetarja: Mungon pa arsye. 

Drejtori: Me arsye, pa arsye. Nuk e merr lejen, pra. Atë rrogën. 

Gazetarja: Po pra, nuk merr ditën e punës. Këtu pse nuk shënohet, në këtë fushë vlerësimi? 

Drejtori: Është gjë tjetër kjo, ti zonjë. 

Gazetarja: Si është gjë tjetër? Është fusha e vlerësimit të mësuesit. 

Drejtori: Nuk po them, që ka munguar pa arsye, nuk ka ardhur në punë. 

Gazetarja: Po kjo rubrika tjetër, që s’vjen  në punë dhe i hiqen ditët e punës, si quhet? 

Drejtori: Më gjej një ligj, që thotë, që s’vjen në punë dhe i hidhet dita e punës. Ma gjej ti gazetare dhe unë do të ulem në gjunjë këtu. 

Gazetarja: Kjo si quhet? 

Drejtori: Mos u tall me mua, se s’jam për të bërë lojëra. Ti tashi po më bën gjyqin. 

Gazetarja: Nuk po tallem. Si quhet? 

Drejtori: Më lër tashi! 

Drejtori: Dhe unë e kam marrë të arsyeshme, po s’mund t’i jap ditën e punës, se s’ka ardhur në punë fare dhe s’i jap dot rrogën unë. 

Gazetarja: Dhe kur merr leje? 

Drejtori: Edhe kur merr leje, pra. Edhe kur merr leje, nuk hidhet dita e punës. /tvklan.al





Të ngjashme