Nga Vlora, Presidenti Ilir Meta nuk i kurseu sërish akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, që tha se i ka pushtuar institucionet me një formë të re të instalimit e kolonializimit.

“Unë kam vetëm një interes. Vlora e vlonjatëve, sepse nuk do doja që këtu të vija të takoja nga Bangladeshi, nga India e nga të tjerë se kudo që të shkojnë të rinjtë dhe të rejat e Vlorës, nuk do të gjejnë dot një vend më të bukur se Shqipëria e sidomos një qytet më të bukur sesa Vlora. Ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre të cilët e dhanë në luftë me fashizmin dhe me pushtuesin. Tani ne e dimë kush i ka pushtuar institucionet, kush e ka vrarë shpresën dhe kush nxit shpopullimin e rinisë me një formë të re të instalimit, të pushtimin dhe të kolonializmit”.

Gazetarëve që i kujtuan se kryeministri i kishte quajtur parukierë, personalitetet që Presidenti vlerëson, Meta tha iu përgjigj: “Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë, edhe që jam sepse gjithçka është në bazë të meritës të atyre që kanë kontribuuar në të gjitha fushat. Sa i takon provokimeve ordinere, ne e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që do ia dërgojmë më 26 Prill, ku ai do të ketë mundësinë që të kurohet, edhe njëkohësisht të shijojë diellin e Vlorës”./tvklan.al