Presidenti i Republikës, Ilir Meta, paralajmëroi të martën se është mirë që askush të mos e provojë kokëfortësinë e tij për të mbrojtur interesat e vendit.

Në këtë betejë, ai tha se nuk është vetëm.

Së pari, duhet të kesh parasysh se unë nuk po flas për veten time. Së dyti, është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Është mirë, se unë nuk jam vetëm. Janë shumë shqiptarë që do të bëjnë çdo gjë për të ruajtur dinjitetin e tyre dhe demokracinë që kemi fituar në 30 vite. Rrugë për në Korenë e Veriut Shqipëria nuk ka për të bërë. E kishte 40 e sa vite.

Më tej, ai paralajmëroi kryeministrin të tregojë respekt për institucionin e Presidentit të Republikës.

Nuk do bëjmë cirk me Shqipërinë. Do bëjmë shtet apo cirk? Hajde bëjmë cirk dhe dalim të gjithë me çitjane dhe me nallane, do bëhemi seriozë. Këtu, kur të dojë të vijë këtu. Dhe nëse më thotë më ‘burri i Monikës’, do t’i them ‘gruaja e Bilalit’. Unë jam Presidenti i Republikës dhe nuk më intereson as Monika dhe asgjë tjetër. Monika hallet e saj, hallet e fëmijëve të saj i ka të rregulluara. Dhe për këtë duhet ta falenderojë ajo Edin, dhe jo vetëm ta kritikojë, se falë firmës së Edit dhe të Lulit si kryetar Bashkie, ka një pallat atje, afër Unazës së Re. Ndaj edhe e njoh mirë unë çështjen e Unazës së Re se kam jetuar atje ca kohë./tvklan.al