Ndonëse para 25 vitesh i bashkoi, politika çon drejt divorcit Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Në mbledhjen e kryesisë së Partisë së Lirisë, Meta shpjegoi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, zanafilla e së cilave nis 5 vite më parë.

Ilir Meta: Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI, për djegien e mandateve që u morën dhe sakrifica. Qëndrimet e vazhdueshme sistematike të saj, krejtësisht në krah të kundërt, të kauzave që unë mbroj, dhe që krijojnë konfuzion dhe paqartësi në publikun e gjerë, duhet të merrnin fund.

Vendimi i tij, thotë Ilir Meta nuk ka në prapaskenë asnjë grua tjetër, veçse një kauzë të madhe.

Ilir Meta: Nuk po ndahem me një grua, për një grua tjetër. Por, për të përmbushur kauzat që unë mbroj, dhe për të cilat kjo marrëdhënie ishte kthyer në një pengesë serioze.

Ky vendim, i cilësuar nga Meta si më i vështiri i jetës, shpreson t’i shërbejë qëllimeve dhe betejave të tij.

Ilir Meta: E mora këtë vendim për t’i shkuar deri në fund betejës me mafian, e cila peng marrjen dhe shantazhin e ka në natyrën e saj më të errët dhe të ndyrë.

Shpjegimin për këtë vendim e mbyll me një ndjesë për fëmijët dhe familjarët e tij.

Ilir Meta: Iu kërkoj shumë ndjesë tre fëmiëjve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyrë të padrejtë. Ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë njerëzve të afërt dhe sidomos dy prindërve të mi të mrekullueshëm të cilët më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës dhe unë besoj në mirëkuptimin e tyre.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë martuar në vitin 1998, kur Ilir Meta ishte zv.minister në qeverinë socialiste, e Monika Kryemadhi kryetare e FRESSH. Që nga ajo periudhë ata kanë zhvilluar një rrugëtim të përbashkët politik.

Klan News