Presidenti Ilir Meta ka lëshuar sërish një thirrje të fortë drejt palëve politike për listat e hapura. Në një postim në mediat sociale, Presidenti shkruan se çdo manovër që u heq të drejtën qytetarëve për të zgjedhur deputetët bëhet vetëm për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

Më tej kreu i shtetit shton se të gjithë ata që prishin këtë marrëveshje do të ndëshkohen fortë nga qytetarët, të cilët kërkojnë deputetë dhe jo kukulla kryetarësh. Në fund ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga hapja e listave.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI! 🇦🇱”, shkruan Presidenti.

Dhe një ditë më parë në një reagim, kreu i shtetit i bëri thirrje maxhornacës që të pranonte propozimin e opozitës për lista të hapura./tvklan.al