Presidenti, Ilir Meta i akordoi titullin “Mjeshtër i madh” personalitetit të shquar të sportit, Sulejman Demollari.

 “Në vlerësim të talentit, profesionalizmit dhe rezultateve të larta, si futbollist me një karrierë shumë të suksesshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlerat e një sportisti model, shembull frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj”.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, i pranishëm kreu i FSHF, Armando Duka, ambasadorë dhe personalitete të shquara të sportit Meta: Karriera sportive e Demollarit ka qenë e jashtëzakonshme

 Meta tha se Titullin ‘Mjeshtër i madh’ Demollari e ka marrë në fushën e lojës, atë ia kanë “dhënë” tifozët shqiptarë prej vitesh Meta: Demollari, model i shkëlqyer i sportistit shembullor dhe i “fair play”

Presidenti u shpreh se Demollari është lojtari model i Dinamos dhe më i spikaturi i këtij ekipi.

“Figura e Demollarit është nxitje për brezat e rinj për t’u marrë me sport e për të qenë të suksesshëm në jetë Meta: Shembulli i jetës, veprimtarisë dhe sjelljes sportive të Demollarit ka qenë dhe mbetet një burim i rrallë frymëzimi, sidomos për të rinjtë e sotëm

Ai ka forcuar ndjenjat e krenarisë kombëtare, do të jetë ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në botë Meta: Kam fatin dhe rastin të vlerësoj një nga figurat më të spikatura dhe talentet e rralla e të papërsëritshme të futbollit tonë

Demollari, solisti magjepsës i lojës së bukur, njëri nga sportistët më të talentuar dhe të suksesshëm të kombit tonë Meta: Demollari përfaqësues i denjë dhe me autoritet në futbollit edhe në arenën ndërkombëtare Meta: Të gjithë sportadshësit shqiptarë e kanë të gdhendur në kujtesën e tyre lojën e tij virtuoze me “Dinamon” e me Kombëtaren dhe sidomos golat e mahnitshëm të shënuar gjatë tri dekadave”.

Ndërsa Sulejman Demollari tha se kjo ishte një ditë e veçantë për mua e jetën sportive.

“Falenderoj përzemërsisht e me mirënjohje Presidentin Ilir Meta Demollari: Presidenti Meta përherë ka vlerësuar sportistët dhe kontributet e tyre ndër vite. Titulli “Mjeshtër i madh” që më akordoi Presidenti i përket futbollit shqiptar dhe tifozëve kuqezi”./tvklan.al