Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen ndaj Dëshmorëve të Atdheut.

Kreu i shtetit ka uruar ditën e Dëshmorëve përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan Meta./tvklan.al