“Koha për të menduar dhe vepruar për qytetarët”

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje se ka ardhur koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit jep edhe zgjidhjen që sipas tij rrit shanset dhe ndalon të rinjtë të largohen prej vendit.

“Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, shprehet ndër të tjera Presidenti./tvklan.al