Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë për shtyp këtë të premte.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 14:30, do të ketë një konferencë për shtyp”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të dalë çdo ditë në media për të sjellë fakte për atë që e quan grusht shteti ndaj institucioneve.

Presidenti i Republikës publikoi pasditen e së enjtes dokumente të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin.

Për presidentin ky është një akt mafioz i Rilindjes, që sipas tij, ka kapur çdo pushtet dhe tani do të kapë dhe institucionin e Presidencës. /tvklan.al