Këtë pamje ofroi mbrëmë qielli në rajonin e Detit të Zi në Turqi. Ndriçimi ndodhi rreth orës 20:30 me orën lokale dhe diçka e tillë i frikësoi, por edhe i emocionoi banorët të cilët morën celularët për të filmuar këtë moment.

Dëshmitarët e kësaj ndodhi natyrore thonë se drita zbriti nga qielli dhe ngjasoi me lindjen e diellit. Në disa qytete u pa vetëm drita ndërsa në disa të tjera u dëgjua zhurmë shpërthimi apo bubullime.

Kjo i shtyu banorët të mendojnë për rënien e një meteori dhe lajmëruan menjëherë autoritetet. Për këtë fenomen natyror të njëjtin mendim kanë edhe ekspertët, por ende nuk është arritur në një rezultat konkret.

Autoritetet kanë nisur hetimet, por nuk është gjetur vendi se ku mund të ketë rënë meteori.

Klan Plus