NASA ka publikuar së fundmi pamjet e kapura nga sateliti të një meteori misterioz dhe të fuqishëm, që u shfaq në qiell në Dhjetor dhe lëshoi 10 fish më shumë energji se bomba atomike Hiroshima. Por si për çudi, në atë kohë askush nuk e pa.

Meteori në fjalë lëshoi rreth 173 kiloton energji, teksa u përplas me atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej rreth 115,200 km/h. Ky është meteori më i fuqishëm që godet tokën që prej 2013-s, kur meteori Chelyabinsk goditi Rusinë.

Imazhet e kapura disa minuta pas goditjes nga meteori në Dhjetor, tregojnë hijen e lënë pas nga topi i zjarrtë, kur u shfaq mbi detin e Beringut në gadishullin rus të Kamchatka dhe i shndërroi retë në ngjyrë portokalli.

/tvklan.al