Sokol Balla: “Zoti Steiner faleminderit që jeni sot me Tv Klan, me gjithë agjendën tuaj të ngarkuar. Do doja fillimisht t’ju pyesja në lidhje me vizitën tuaj të fundit në Tiranë dhe rezultatet e kësaj vizite pas takimit dhe me personalitetet e shtetit shqiptarë dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve”.

Michael Steiner: “Ne arritëm katër rezultate. Njëra ishte  mbështetja e plotë e qeverisë shqiptare, domethënë ajo e shqiptarëve në çështje që kanë lidhje me qëndrimin tonë ndaj krimit, vizionin ndaj stabilitetit. Më konkretisht mendoj se arritëm tre rezultate. I pari ishte marrëveshja e bashkëpunimit midis 2 policive gjë që do të thotë se në të ardhmen  do të kemi bashkëpunime të ngushta në fushën e luftës së krimit të organizuar, luftës kundër terrorizmit. Ne në Kosovë po e mbyllim kështu rrethin pasi kemi nënshkruar një marrëveshje të policisë me Maqedoninë, Serbinë, kemi tani dhe një me Shqipërinë dhe së shpejti do të nënshkruajmë edhe një me Malin e Zi.

E dyta, më konkretisht, unë isha këtu dy muaj më parë në 16 dhe 17 korrik dhe më kërkuan të ndihmoja njerëzit të kalonin lirisht në të dy krahët. Ishte ky problem që nëse një makinë shqiptare shkon në Kosovë duhet të paguante 42 Euro, një shifër e madhe parash. Kosovarëve u duhet të paguani n akoma më shumë 50 Euro për një kalim.

Sot ne nënshkruam një marrëveshje të përbashkët për njohjen e sigurimeve që do të thotë se ata mund të paguajnë një shumë për sigurimet dhe më pas të udhëtojnë sa herë të duan pa paguar asgjë. Kjo më vonë do të ndodhë edhe me vende të tjera. ky është një lajm i mirë dhe ne do ët shohim që ai do të zbatohet që nesër në pikën kufitare për palën shqiptare, ndërsa për kosovarët kjo do të hyjë në fuqi disa ditë më vonë.

E treta është po kaq e rëndësishme dhe është një marrëveshje në fushën e kulturës. Nënshkrova në mëngjes një traktat për shkëmbimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës dh kjo nuk është në zbatim ende. Pata dhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës i cili na ka treguar se si organizohemi në qytetet e mëdha.

 Ai ka dhënë një shembull të mirë për Kosovën duke treguar se vetëm duke e lyer një qytet dhe duke shembur ndërtesat e paligjshme mund të bësh diçka të mirë për të. Kështu unë e ftova kryebashkiakun e Tiranës për të ardhur në Kosovë dhe për të na treguar se si funksionon”.

Sokol Balla: “Pra zoti Steiner ju po thoni se që nesër do të tregoni se marrëveshja me qeverinë shqiptare do të funksionojë dhe se makinat shqiptare që do paguajnë shtesën sigurimeve do të mund të kalojnë në Kosovë pa e paguar taksën prej 42 Eurosh?”

Michael Steiner: “Po. Marrëveshja do të zbatohet që nesër ndërsa për kosovarët për arsye teknike do ët fillojë më vonë, por që nesër të gjitha makinat që kanë paguar sigurime mund të kalojnë në kufi pa e paguar taksën prej 42 eurosh. Ne mund të shkojmë ta shohim dhe vetë”.

Sokol Balla: “Le t’i kthehemi pikës tjetër përsa i përket luftës kundër trafikut në rajon. Kosova mbetet një nga vendet e cilësuara nga të gjitha raportet ndërkombëtare si një qendër e trafikut ndërkombëtarë, qoftë të drogës, të armëve, të prostitucionit, bile dhe të miturve, pas rasteve të fundit të arrestimeve të fundit që ka bërë KFOR-i në Prishtinë. Çfarë mendoni se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë që ta heqin këtë njollë midis dy vendeve?Pasi siç dihet edhe Shqipëria konsiderohej të paktën deri dje një prej vendeve me më shumë histori trafiqesh dhe duke nisur nga prostitucioni, te droga dhe te të miturit”.

Michael Steiner: “Me sa di unë rasti i fundit që patëm ishte nga Shqipëria. Nuk është se akuzoj shqiptarët. Trafiku i fëmijëve ekziston edhe në vende të tjera si Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi, të gjithë i kemi këto probleme. Edhe në Kosovë ekziston ky problem dhe ne na duhet të përballemi me të. të mos ia hedhim fajin një vendi apo një province, ne duhet thjeshtë të kuptojmë se me çfarë po përballemi. Po përballemi me një problem rajonal, për këtë na duhet një përgjigje si rajon dhe deri tani ia kemi arritur me sukses.

Kriminelët nuk njohin kufij ata punojnë së bashku shqiptarë dhe serb dhe nuk kanë probleme etnike. Ne duhet të mësojmë nga kriminelët dhe të jemi më të hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtarë. Për këtë nënshkruam sot edhe marrëveshjen midis policive. Krimin e organizuar dhe terrorizmin duhet t’i luftojmë së bashku. Iniciativa duhet të vijë nga Shqipëria Kosova apo edhe Serbia ky fenomen është kundër interesave të popujve të vendeve tona”.

Sokol Balla: Le t’i rikthehemi problemeve të brendshme të Kosovës që kanë jo pak interes edhe këtu në Shqipëri. Siç dihet Kosova po u afrohet zgjedhjeve lokale të cilat do të jenë këtë vite në mes të shtatorit. Gjithsesi afrimi i zgjedhjeve lokale ka koinciduar me disa arrestime në mes të komunitetit shqiptarë, ose më mirë të themi të disa figurave të larta, qendrore të ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bile nga Beogradi dhe nga serbët e Kosovës ka patur thirrje dhe për arrestimin e liderëve të tillë si Hashim Thaçi dhe hetimet e tyre për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Por këto krime janë konsideruar provokative nga një pjesë jo e vogël e shqiptarëve atje. Mendoni se ndërmarrja e këtyre akteve, për arrestimin e shqiptarëve në momentin e afrimit të datës së zgjedhjeve lokale, diçka a e mirë, a mund të shmangej ajo për më vonë? Dukë shmangur çdo keqkuptim?”

Michael Steiner: “Ata që thonë se arrestimet janë motivuara politikisht nuk e dinë fare së për çfarë bëhet fjalë dhe se si funksionon. Së pari ajo çka është politike është vetëm reagimi ndaj këtyre arrestimeve. Në qoftë se arrestohet një shqiptarë nga Kosova, Serbët do të thonë fantastike, shumë mirë, ndërsa kosovarët do të thonë është politike. Nëse arrestohen serbët do ët ndodh e njëjta gjë nga krahu tjetër por ajo çfarë ndodh vërtetë është se ne kemi gjykatës dhe prokurorë të pavarur të cilët punojnë madje me vite të tëra për të siguruar prova. Dhe kur ata i kanë provat shkojnë te policia dhe u tregojnë se ato janë të mjaftueshme për të dënuar dhe për të arrestuar.

Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, në nuk mund ti themi një gjykate na falni por ne kemi zgjedhje dhe nuk mund të kryejmë arrestime. Nëse gjykata thotë se ne duhet të arrestojmë dikë atëherë ne do ta bëjmë pa pyetur se është Krishtlindje, Pashkë apo dita e zgjedhjeve. Unë ndjek vetëm instruksionet e gjykatës. Sistemi është i pavarur dhe nuk më takon mua të zgjedh se çfarë të bëjë.

Dikush mund të thotë se kur arrestohen rrinë shumë gjatë në burg. Unë duhet t’ju them së pari se kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera të botës. Ne kemi prokurorë ndërkombëtarë dhe gjykatës ndërkombëtarë dhe për ta është e vështirë të veprojnë më shpejtë.

Këtu duhet të sqaroj dhe një çështje tjetër, nëse dikush arrestohet dhe ai nuk është fajtor atë do ta vendosë gjyqi. Ai është i pafajshëm vetëm kur e thotë gjykata. Kështu ndodh në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht kombësisë së një personi.

Kështu një njeri mund të akuzohet për veprime më të rënda dhe gjykata e dënon për veprime më të lehta. Kemi patur rastin e një polici austriak dhe atë  të një gjermani të akuzuar në Mitrovicë. Pra vetëm gjykata e shpall fajtor një të akuzuar”.

Sokol Balla: “Zoti Steiner le të qëndrojmë sërish te çështja e serbëve në Kosovë. Shumë shqiptarë po pyesin përse ju në marrëveshjen që nënshkruat me presidentin Jugosllav Kostunica, lejuat që serbët e Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, ndërkohë që siç dihet Kosova në rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara, konsiderohet si pjesë kushtetuese e Jugosllavisë dhe jo e Serbisë”.

Michael Steiner: “Së pari nuk kam nënshkruar asgjë me presidentin Kostunica. Së dyti ne duam sisteme demokratike në Ballkan, duam demokraci. Në 22 Shtator ne kemi zgjedhje dhe askush nuk më privon mua nga vota ime. Unë do të votoj. Dhe në Kosovë askush nuk i ndalon ata në Serbi të votojnë. Edhe në Francë mund të ketë zgjedhje presidenciale ku mund të votojnë edhe ushtarët. Dhe për zgjedhjet në Amerikë, amerikanët mund të votojnë që nga Kosova. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën time për të votuar.

Unë nuk do ti ndaloj serbët të votojnë në Serbi, por nuk do të legjitimoj apo të marrë pjesë aktivisht në organizimin e këtyre zgjedhjeve. Natyrisht që unë garantoj sigurinë pasi kjo është edhe detyra ime në Kosovë. Ndryshimi qëndron këtu, nëse duam të jemi demokratik dhe të respektojmë të drejtën e votës por duke ruajtur statusin e Kosovës dhe duke mos lejuar të tjerët të përzihen në këtë çështje.

Së treti për arsye sigurie, Kosova nuk duhet përfshirë në fushatën elektorale të kandidatëve për president të Serbisë. Nuk mendojmë se kjo është një gjë e mirë dhe nuk mendojmë se ne mundtë garantojmë sigurinë e tyre”.

Sokol Balla: “Do ti lejoni ata të bëjnë fushatë?”

Michael Steiner: “Jo. Unë jam përgjegjës për sigurinë në Kosovë. Ne i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë. Nëse lejoj një kandidat duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe për 50 të tjerë. Këtë mund ta bëj nuk mund të garantoj sigurinë e të gjithëve. Le të sqarojmë pozicionin edhe një herë. Askujt nuk do ti hiqet e drejta të marrë pjesë në votime dhe askush nuk mund të vërë në dyshim këtë të drejtë themelore të individit. Por as UMNIK-u dhe as OSBE nuk duhet të organizojnë këto zgjedhje pasi nuk është detyra jonë. Sepse detyra jonë sipas rezolutës 12 44 është organizimi i zgjedhjeve politike dhe lokale në Kosovë”.

Sokol Balla: “Atëherë ti rikthehemi edhe një herë çështjeve rajonale zoti Steiner dhe kur flasë rajonale unë kam parasysh këtu Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Dhe në Maqedoni po afron data e zgjedhjeve të përgjithshme. Ka informacione se grupe të armatosura kryesisht shqiptare po kërkojnë të stabilizojnë situatën në Maqedoni dhe sipas zërave nga Ministria e Jashtme maqedonase ato operojnë në zonën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. A keni ju informacion me praninë e këtyre grupeve të armatosura dhe me qëllimet e tyre dhe njëkohësisht do doja t’ju pyesja mos akte të tilla siç qe arrestimi i politikanit shqiptar Nevzat Halili në kufi do të ndikojë dhe inteferojë në fushatën politike në Maqedoni?”

Michael Steiner: “As në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk ka ndonjë forcë politike e cila përdor një strategji terroriste në Maqedoni. Ta keni të qartë. Kjo është ajo çfarë unë di. As në Kosovë dhe as në Shqipëri. Por nga ana tjetër ekzistojnë grupe të tjera të cilat po përpiqen të minojnë zhvillime politike të cilat ndodhin në Maqedoni.

S’është një fenomen politik është individual. Nuk është as në interesin e Kosovës dhe as të Shqipërisë që gjëra të tilla të ndodhin në Maqedoni dhe ne duhet të bashkëpunojmë me Maqedoninë për të parandaluar atë. Për këtë kemi nënshkruar edhe marrëveshjet midis policive me Maqedoninë dhe sot nënshkruam atë me Shqipërinë.

Prandaj në kuadër të kësaj marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Kosovës ne do të shkëmbejmë informacione për të parandaluar një gjë të tillë. Kjo na duhet ne duhet të gjejmë një mënyrë për të izoluar këtë fenomen i cili në mënyrë kategorike dëmton interesat e vendeve të përfshira. Interesi për të parandaluar këto gjëra është që ne të përqendrohemi më shumë në rritjen e punësimit. Kjo arrihet vetëm kur të kemi shoqëri të sigurta me fqinjë të sigurt.

Po e përsërisë edhe një herë nuk është fare e vërtetë që ekzistojnë grupe të posaçme të cilat qëndrojnë pas këtyre fenomeneve. Në atë kohë pati disa supozime se këto strategji vinin nga Kosova por kësaj radhe njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kjo nuk është e vërtetë”.

 Sokol Balla: “Dhe në fund zoti Steiner cili formacion politik mendoni se do ti fitojë këto zgjedhje?”

Michael Steiner: “Për cilat zgjedhje e keni fjalën? Mos vallë për ato në Kosovë, në Serbi, në Maqedoni, në Bosnjë, në Mal të Zi apo në Gjermani. Unë jam këtu në pozicionin ë ndërkombëtarit dhe nuk mund të prononcohem. Për mua e rëndësishme është që zgjedhjet të mbahen dhe në to  të marrin pjesë sa më shumë njerëz dhe që votimi të jetë i ndershëm. Prandaj në Kosovë këto zgjedhje lokale janë tepër të rëndësishme.

Politika është relevante në qendër, por në bazë për njerëzit zgjedhjet lokale prekin ata direkt. Është e rëndësishme që ky proces të lindë udhëheqës të përgjegjshëm në bashkitë e qyteteve të Kosovës. Nga ato që unë thash sipër vetëm gjysma e tyre është shaka. Unë vij nga Gjermania ku pritet të mbahen zgjedhje. Në tërë rajonin ku punoj ka zgjedhje dhe nuk është koha e përshtatshme për të mbajtur diskutime racionale.

Kur ky cirk elektoral të përfundoj unë do të jem një njeri shumë i lumtur”.

Sokol Balla: “Ishte pra një intervistë ekskluzive për Tv Klan kryeadministratori i Kosovës Michael Steiner. Faleminderit që ishit me ne sonte! Natën e mirë!”/tvklan.al