Do të drejtojë deri në fund të sezonit

Migen Memelli do të drejtojë Skënderbeun deri në fund të këtij sezoni. Ish-sulmuesi pogradecar është prezantuar në Korçë. Detyra e tij është të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.

“Është sfidë e rëndësishme. Në këto momente të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, besoj me punë do ecim para”.

Përballja e parë e Memellit do të jetë me Tiranën që tashmë drejtohet nga Orges Shehi, ish-kapiten, dhe ish-trajner i kësaj skuadre.

Memelli ka punuar si trajner moshash te akademia e Tiranës. Për një periudhë të shkurtër dy vite më parë ka drejtuar Laçin.

Tv Klan