Parisi dhe qytete të tjera të Francës janë përfshirë nga një valë e re protestash kundër rritjet së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe thellimit të pabarazisë ekonomike.

Mijëra qytetarë, studentë dhe punonjës dolën në rrugë, duke kërkuar paga më të larta dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Protestës së thirrur nga sindikatat iu bashkuan edhe punonjës të sektorit publik, të cilët e cilësuan të pamjaftueshme rritjen prej 1.6% të pagës minimale, duke argumentuar se ajo nuk përballon shtrenjtimin e jetesës.

Në Nantes, në perëndim të vendit, marshimi u shoqërua me momente tensioni, ku disa fishekzjarrë shpërthyen pranë forcave të policisë.

Protestat prekën edhe transportin hekurudhor, ku pati vonesa dhe ndërprerje të linjave.

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, premtoi shfuqizimin e reformës së pensioneve të Emmanuel Macronit dhe uljen e moshës së daljes në pension në 60 deri në 62 vjeç, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme.

Klan News

/tvklan.al