Mijëra pelegrinë e kaluan natën në sheshin pranë kishës së Shna Ndout në Laç, duke përmbyllur me këtë sakrificë 13 të martat e shenjta, me shpresën se shenjti do u pranojë lutjet e tyre.

Kremtimet me këtë rast nisën që në datën 12, kur qytetarë të të gjitha moshave dhe pa dallime fetare, u nisen drejt kishës së Shna Ndout në kërkim të së mirës dhe mrekullisë.

Nuk mungonin edhe emigrantë të cilët me besimin se kisha e Shna Ndout bën mrekulli pritën me orë të tëra për të prekur statujën e shenjtit dhe për të ndezur një qiri.

Mbarësi, shëndet, paqe e lumturi është lutja e çdo besimtari që nuk largohet nga ky vend i shenjtë pa marrë me vete një objekt apo një suvenir me besimin se ai do u sjellë fat në jetën e përditshme.

Fluksi i lartë i pelegrinëve ishte aq i madh sa në të gjitha rrugët e Laçit dhe atë që të çojnë drejt kishës së Shna Ndout u krijua një trafik i rënduar.

Për garantimin e mbarëvajtjes së ritualit fetar, dy ditor, u angazhuan shërbimet e policisë, spitalit dhe pushteti vendor në Kurbin.

Tv Klan