Milan luan ndaj Atalantas për një vend në champions

Sido që të shkojë, ne gjithsesi do të qajmë. Ju takon juve të vendosni se për çfarë. Ky ishte një mesazh i tifozëve të Milan para ndeshjes me Atalantan që vlen një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Një fitore e kuqezinjve, pas një sezoni fantastik me shumë emocione do të thoshte që pas shtatë vitesh kjo skuadër do të rikthehej në garën e më të mirave në Europë. Një humbje, e lidhur edhe me sukseset e Juves dhe Napolit do t’i çonte ata në Europa League. Në këtë ndeshje është e ndaluar të gabosh.

Për të gjitha këto, mijëra tifozë të Milanit janë mbledhur për t’i dhënë mbështetjen e tyre futbollistëve para ndeshjes ndaj Atalantas. Pikërisht ashtu sikurse bënë para ndeshjes me Juventusin. Në “Allianz Arena” Milan arriti suksesin.

Ndaj Atalantas do të jetë e pranishme e gjithë skuadra. Sikurse shihet edhe Ibrahimoviç është aty, edhe pse është i dëmtuar dhe nuk do të luajë. Por si gjithnjë Zlatan nuk zhgënjen. I dërgon një mesazh të gjithë kundërshtarëve të skuadrës së tij nëpërmjet këtij postimi në Instagram.

Tv Klan