Banka e Shqipërisë në një reagim të sajin pas letrës së presidentit Bajram Begaj drejtuar Kuvendit, bën të ditur se masat e ndërmarra nga ky institucion sa i përket mikrokredive kanë qenë në mbrojtje të konsumatorit.

Ndër vendimet e Këshillit Mbikëqyrës përmenden si kufizimin e masës së penaliteteve të detyruar për t’u paguar nga kredimarrësit në vonesë në jo më shumë se 30% të shumës totale të detyrimit të kredisë, vendosjen e një kufiri të normës maksimale të interesit, heqjen e pagesës së një penaliteti në rast të shlyerjes para afatit të disa prej kategorive të kredisë.

“Gjejmë rastin të ritheksojmë se kontratat e kredive dhe marrëdhëniet apo mosmarrëveshjet mes kreditorëve dhe klientëve janë subjekte ekskluzive të Kodit Civil dhe Kodit të Procedurës Civile që prevalojnë mbi çdo ligj apo rregullore të Bankës së Shqipërisë dhe si të tilla janë objekt ekskluziv i organeve të drejtësisë. Gjithashtu as veprimtaria e shërbimit përmbarimor privat apo privat nuk licensohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë”, thuhet më tej në reagimin e këtiij institucioni.

Tv Klan