20 pikë në 8 javë, aq sa në sezonin 2003-2004

Milan nuk po ndalet në kampionat, duke siguruar 20 pikë në 8 javët e para. Një ecuri që nuk përsëritej prej sezonit 2003-2004, kur në fund mori edhe titullin.

Te Milan nuk duan të nxitojnë me deklaratat, por statistikat flasin duke nisur nga Ibrahimoviç që të vetmen shifër nuk duhet parë ka moshën.

10 gola deri më tani në kampionat, 2 të fundit të realizuar në përballjen e fituar 3 – 1 në fushën e Napoli. Me këtë nisje ai barazoi Nordahl në sezonin 1950-1951 dhe ka përpara vetëm Van Basten me 12 gola.

Ibra është edhe lojtari më i moshuar në Serie A që realizon ka shpejt 10 gola. Por te Milan janë edhe të rinjtë të cilët po japin rezultat me lojën e tyre.

Milan ka 20 ndeshje radhazi që nuk njeh humbje në kampionat. Këtë e bëri edhe pa Pioli dhe krahun e tij të djathtë Murelli në stol, por me Bonera që zbatoi strategjinë e tyre.

Tv Klan