Milani fitoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Frosinones, në duelin e javës së 12-të në Serinë A.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen shumë mirë, duke gjetur avantazhin shpejt. Pas një kundërsulmi, Rabiot tentoi pasimin në zonë, por Calvani në tentativë për të larguar topin, e dërgoi në portën e tij, duke shkaktuar autogol.
Në minutën e 19-të, Goncalo Ramos dyfishoi shifrat, pas një tjetër pasimi të marrë në zonë nga Adrien Rabiot.
Miqtë tentuan të reagojnë dhe ngushtuan shifrat në minutën e 25-të me Masinin në 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë nisi me gol për Milanin. Në minutën e 48-të, ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, që shënoi pas një asisti të marrë nga Rabiot.
Spektakli i golave për skuadrën e Amorim nuk u ndal, pasi në të 60-ën, Cisse shënoi të katërtin pasi u fut nga stoli, ndërsa Pulisic 8 minuta më vonë vulosi takimin në 5-1.
Me këtë sukses, Milani ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Frosinone mban vendin e shtatë me 20 pikë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
