Milani i Ruben Amorimit po merr gjithnjë e më shumë formë. Dhe ideja e trajnerit portugez është e qartë: një skuadër me tre mbrojtës, shumë agresivitet në krahë dhe me lojtarë teknikë pas sulmuesit.

Sipas projektit të “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë mund të rreshtohen me një 3-4-2-1. Në portë do të jetë Maignan, ndërsa treshja në mbrojtje mund të formohet nga Pavlovic, Gabbia dhe Gila.

Në mesfushë, Modric dhe Jashari do të ishin dyshja qendrore, me Riçin që do ta niste nga stoli. Në krahun e majtë, Chukëueze, ndërsa në të djathtin, Saelemaekers. Përpara tyre, Pulisic dhe Rabiot pas Gonçalo Ramos.

Dhe pikërisht Rabiot është një nga idetë më interesante të këtij Milani të ri.

Francezi do të rikthehet në Milanello vetëm të dielën, por Amorim e ka tashmë në mendje një rol të veçantë për të. Një rol që Rabiot e ka provuar edhe te Marseille, nën drejtimin e Roberto De Zerbit: atë të trekuartistit.

Në 22 ndeshje të nisura nga minuta e parë në këtë pozicion, Rabiot shënoi 8 gola dhe dha 5 asistime. Shifra që tregojnë se francezi mund të jetë një armë edhe në fazën ofensive.

Amorim kërkon ta shfrytëzojë pikërisht këtë aspekt. Në mungesë të një trekuartisti të majtë të profilit që trajneri dëshironte në merkato, Rabiot mund të bëhet zgjidhja e brendshme.

Një formacion që, të paktën në këtë projekt fillestar, do të linte në stol edhe dy emra të rëndësishëm si Riçi dhe Leao.

Milani ndryshon fytyrë, Amorim ndryshon skemë dhe Rabiot mund të jetë surpriza më e madhe: nga mesfushor në trekuartist, me detyrën për të lidhur mesfushën me sulmin dhe për të sjellë gola e asistime.

Klan News

/tvklan.al