Në Milan vijojnë lëvizjet për organizimin e strukturës drejtuese, ndërsa merkatoja e janarit po afrohet.

Një nga çështjet që mbetet për t’u zgjidhur është emërimi i drejtorit sportiv, një pozicion që në verë ishte menduar t’i besohej Markus Krosche.

Gjermani qëndroi te Eintracht Frankfurt, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë rol te Milani nuk pritet të merret menjëherë. Ndërkohë, Gerry Cardinale po merret drejtpërdrejt me çështjet më të rëndësishme të klubit.

Një prej prioriteteve është rinovimi i kontratave të Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot, të cilët aktualisht kanë marrëveshje deri në vitin 2027 dhe 2028. Për të dy lojtarët ekziston mundësia e zgjatjes së kontratave me një sezon, por Milani synon marrëveshje afatgjata.

Plani i Cardinale është që Pulisic dhe Rabiot të lidhen me klubin deri në vitin 2031 dhe bisedimet me përfaqësuesit e tyre pritet të intensifikohen në muajt e ardhshëm.

/tvklan.al