Disa muaj pas tentativës së parë në muajin maj, Milani është gati të presë Markus Krosche si drejtorin e ri sportiv, një lëvizje e kërkuar nga Gerry Cardinale.

Megjithëse fillimisht pati rezistencë nga Eintracht Frankfurt, situata ka ndryshuar pasi Krosche ka dhënë dorëheqjen dhe pritet që zyrtarizimi të vijë në javët e ardhshme pas përcaktimit të detajeve të punës.

Bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Timmo Hardung, me gjasë do të mbetet te Eintracht Frankfurt, por Krosche mund të shoqërohet nga një profesionist italian në departamentin sportiv. Para se të bëhej drejtues, ai ishte mesfushor në të rinjtë e Ëerder Bremen dhe më pas luajti për Paderborn, ku gjithashtu trajnoi ekipin e dytë në vitin e tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur.

Pas 2 vitesh si asistent i Roger Schmidt te Bayer Leverkusen deri në vitin 2017, ai u rikthye si drejtor sportiv te Paderborn duke e ngjitur skuadrën nga kategoria e tretë në Bundesliga. Më pas ai zëvendësoi Rangnick te Leipzig, duke arritur deri në gjysmëfinalen e Champions League në vitin 2021, para se të kalonte te Eintracht Frankfurt, ku fitoi 1 trofe të Europa League dhe e mbylli kampionatin në vendin e 3-të.

Si drejtues, ai bazohet më shumë te intuita dhe vëzhgimi në fushë sesa tek algoritmet, duke besuar te talentet dhe duke krijuar plusvalenca të mëdha për klubet e tij. Ndër goditjet e tij më të rëndësishme në merkato përfshihen afrimet me kosto zero të Kolo Muani dhe Marmoush, të cilët u shitën përkatësisht 95 dhe 75 milionë te PSG dhe Manchester City, si dhe Ekitike i blerë 30 milionë dhe i shitur 95 milionë te Liverpool, apo Pacho i blerë 13 milionë dhe i shitur 40 milionë sërish te PSG.

/tvklan.al