Milani regjistroi barazimin e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë ndanë pikët me Lazion, pas barazimit 2-2 në “Olimpico”.

Pjesa e parë ishte për tu harruar nga skuadra e Amorim, që pësoi dy gola dhe u dominua nga kryeqytetasit.

Cencellieri zhbllokoi takimin në minutën e 10-të, pas një gabimi nga Estupinan. Në minutën e 39-të, Noslin dyfishoi shifrat, pas një topi të mbetur në zonë.

Në fraksionin e dytë, Amorim bëri ndryshime në formacion, të cilat dhanë efekt. Diego Moriera i futur nga stoli, shënoi dy gola në minutat 65 dhe 67, për të barazuar shifrat.

Milani pati disa raste për të përmbysur rezultatin, por nuk i konkretizoi rastet. Me këtë barazim, Milani mban vendin e katërt me tetë pikë, ndërsa Lazio ngjitet përkohësisht në krye me 10 pikë.

/tvklan.al