Këngëtarja Miley Cyrus ka publikuar këngën e saj të katërt nga albumi i saj i ardhshëm “Something Beautiful”.

Ky projekt titullohet “More to Lose” dhe është një videoklip i thjeshtë bardh e zi, ku artistja i këndon një marrëdhënie që nuk po shkon mirë.

Fansat kanë spekuluar se personi për të cilin Miley këndon është ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, por ajo kurrë nuk e ka thënë vetë se kujt i referohet në këtë këngë.

Tabloidi britanik” Daily Mail” shkruan se mes vargjeve kuptohet që artistja ka shkruar për Hemsworth dhe lidhjen e saj të dashurisë me aktorin e cila përfundoi në vitin 2016.

Vlen të theksohet se “Something Beautiful” është albumi i nëntë në studio i Miley-t dhe do të publikohet më 30 Maj.

Klan News