Pak kohë, pasi kurorëzoi dashurinë e saj në martesë, Miley Cyrus është bërë pjesë e mediave rozë.

Këtë herë shkak është bërë një foto që paparacët i kanë shkrepur këngëtares, ku binte në sy barku u fryrë. Sigurisht që ajo çfarë të gjithë menduan ishte se aktorja është në pritje të ëmbël, por jo.

Miley i mohoi të gjitha thashethemet në mënyrën më të veçantë. Ajo postoi një foto, që tregonte se kishte vendosur një vezë në bark, duke lënë të kuptohet se thjesht e ka tepruar pak me ushqimin.

Klan Plus