E sapodalë nga performanca në Lollapalooza në Çikago, Miley Cyrus u gjend në Hamptons gjatë fundjavës për të performuar në mbledhjen private të një miliarderi të kriptomonedhave.

Ylli i pop-it performoi në shtëpinë Amagansett të CEO të ‘Galaxy Investment Partners’, Mike Novogratz-i cili është quajtur “një nga njerëzit më të cmendur të festave në Wall Street”.

Duke dalë në skenë me një trupore të kuqe, thuhet se ylli i pop-it ka kënduar hite përfshirë “Party in the USA” dhe “Wrecking Ball”, plus një version të Sinead O’Connor të shkruar nga Prince “Nothing Compares 2 U.”

Tenda në të cilën Cyrus performoi ishte zbukuruar me sirena gjigande si pjesë e temës “Parada e Sirenave” në Coney Island./tvklan.al