Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbajtjes së mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm duket se është dakorduar lidhur me emrat e ndarjes së ministrive në qeverinë e re.

Klan Kosova mëson se emrat më poshtë, janë më të mbështeturit për udhëheqjen e disa prej dikastereve të institucioneve të reja, të cilat i takojnë LDK-së, pas marrëveshjes me VV-në: Anton Quni-Ministër i Mbrojtjes, Lumir Abdixhiku-Ministër për Infrastrukturë, Besian Mustafa-Ministër i Bujqësisë, Hykmete Bajrami-Ministre për Arsim, Agim Veliu-Ministër i Brendshëm, Vlora Dumoshi-Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport.

Lidhur me këto zhvillime Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, pas përfundimit të kësaj mbledhje, u deklarua shkurt duke u shprehur se “gjithçka është gati për nesër“./KK