Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar sot në 14 qershor takime në Uashington.
Ai takoi zyrtare të larta amerikane në fushën e mbrojtjes. Nufi takoi zëvendës ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Europiane e Euroaziatike Sonata Coulter, si dhe zëvendës ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
Ministri nënvizon se me dy zyrtaret e larta diskutoi për të forcuar më tej bashkëpunimin në kuadër të NATO-s mes Shqipërisë e SHBA-ve.
Postimi i ministrit Ermal Nufi
Departamenti i Shtetit, Uashington – Biseda konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e Mbrojtjes.
Ministri Nufi zhvilloi takime dhe dje në 13 qershor me zyrtarë të lartë amerikanë, gjatë vizitës së tij në Uashington. Nënvizoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteteve të Bashkuara ka qenë, mbetet e do jetë tepër i fortë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
