Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, kanë zhvillur një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në Elbasan. Në këtë vizitë Kushi ka parë nga afër ecurinë e mësimi të kombinuar në shkolla për shkak të COVID-19.

Në një njoftim nga ministria e Arsimit bëhet me dije se Kushi mori mendimet e mësuesve dhe nxënësve për mësimin gjatë kësaj periudhe deri në mbylljen e shkollës për pushimet e fundvitit.

Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. 

Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh Kushi.

Pas deklaratës së ministres pritet që në ditët në vijim të sqarohet se si do të zhvillohet mësimi pas festave dhe se sa do të zgjasin pushimet këtë vit./tvklan.al