Ndarjen me Jennifer Lopez, Ben Affleck nuk e vuajti shumë dhe u pa nën shoqërinë e vajzës së Robert Kennedy.

Raporti i tyre mbetet i paqartë por media rozë “Page Six” zbuloi se ata janë argëtuar së bashku duke dalë në restorante të ndryshme në Beverly Hills. Po kjo media ka zbuluar disa detaje të rëndësishme rreth marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht nga burime të shumta që konfirmuan për revistën “People” se Affleck dhe Kennedy kanë një lidhje më shumë se thjesht miqësore, një zëdhënës i Affleck mohoi për median “Page Six” se ata ishin në një romancë.

Mësohet se ata kanë patur një miqësi së bashku para se fituesi i Oscarit të niste një romancë me aktoren e njohur Ana de Armas në mars 2020.

De Armas shpjegoi më herët gjatë një intervistë për revisten “Elle” se fiksimi dhe ndjekja nga paparacët gjatë marrëdhënies së saj me Affleck ishte e tmerrshme.

Klan News