Brazili ka mposhtur 4-0 Indinë, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Salt Lake”.

Kjo ishte përballja e parë mes dy vendeve. Kombëtarja braziliane mbërriti në Indi pas dy miqësoreve ndaj Australisë, ku barazoi 1-1 në ndeshjen e parë dhe fitoi 4-2 në të dytën.

India, nga ana tjetër, vinte pas barazimit 1-1 ndaj Panamasë. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi katër gola dhe siguroi një tjetër rezultat pozitiv në përgatitjet e saj.

Brazilin e kaloi në avantazh Estevao në minutën e 28-të, ndërsa Pedro dyfishoi shifrat në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, Lino shënoi golin e tretë në minutën e 58-të dhe realizoi sërish në minutën e 95-të për rezultatin përfundimtar 4-0.

/tvklan.al