Kosova u mposht 2-1 në miqësore nga Çekia, në sfidën e zhvilluar në Pragë.

“Dardanët” e nisën ndeshjen mirë dhe kishin një rast të pastër me Albion Rrahmanin, i cili dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.

Në minutën e 12-të, vendasit gjetën golin e avantazhit. Ladra shënoi pas një krosimi të marrë nga Doudera.

Hlozek dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, pas asistit të Chytil. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte ndryshe.

Kosova provoi të reagojë dhe ia doli të ngushtojë shifrat në minutën e 80-të. Lindon Emërllahu, i futur nga stoli, shënoi golin e vetëm për skuadrën e Fodas.

Tashmë Kosova do të përgatitet për miqësoren e radhës, atë ndaj Andorrës, më 7 qershor, e cila do të luhet në Prishtinë.

/tvklan.al