Parlamenti i Izraelit miratoi ligjin që lejon dënimin me vdekje për personat që kryejnë akte terroriste.

Ligji i mbështetur nga kryeministri Benyamin Netanyahu, dënon maksimalisht palestinezët e lidhur me organizata si Hamasi, duke pasur si precedent sulmin e 7 tetorit 2023.

Një prej pikave më të kundërshtuara është se dënimi maksimal jepet ndaj çdo personi që vret qëllimisht dikë në një sulm terrorist me synimin për të mohuar ekzistencën e shtetit të Izraelit.

Po ashtu, gjyqtarët mund të japin dënimin kapital edhe nëse prokuroria nuk e kërkon atë, madje edhe pa unanimitet mes trupës gjykuese.

Qasja e deritanishme ishte që palestinezët të mos dënoheshin me vdekje për krime si terrorizmi apo gjenocidi, me qëllim që të mos krijoheshin martirë apo heronj.

Tv Klan

/tvklan.al