Projektligji për strehimin social është miratuar në parim në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj e cila bëri prezantimin e projektligjit, tha se është ndihmë për shtresat sociale në nevojë por edhe profesionistët e rinj.
“Për familjet e reja dhe profesionistët e rinj, parashikohet mundësia e përfitimit të kredive me interes 0%. Për studentët, projektligji parashikon subvencionimin e 50% të qirasë bazuar në çmimet zyrtare të tregut/këshillave bashkiakë”, tha Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Ibrahimaj foli edhe për fondin e akumuluar nga bashkitë nga taksa e strehimit të cilat do përdoren pas miratimit të këtij ligji.
“Janë 11.5 miliardë lekë të akumuluara nga bashkitë nga taksa 3%”, tha Ibrahimaj.
Një skemë e re që parashikohet në draft është edhe qira me të drejtë blerjeje, ku një pjesë e pagesave mujore të qirasë do t`i zbriten qytetarit nga çmimi përfundimtar i blerjes së banesës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 