Nga vendimet e marra sot, 17 prill prej Këshillit të Ministrave, është miratuar Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Arsimit, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, Agjencia e Prokurimit Publik dhe struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Përgjithshëm.

Kujtojmë se verën e 2025, kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e institucionit të quajtur “Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve”. Asokohe, Rama u shpreh se pa marrë përgjegjësinë për trajtimin e mbetjeve si përgjegjësi e përbashkët kombëtare dhe në të gjitha nivelet për procesin e riciklimit deri në asgjësimin e tyre, nuk mundet Shqipëria të aspirojë futjen në Bashkimin Evropian.












Botërori 2026 
