Kastrioti pret Bylisin për javën e 17-të të Superligës

Mirel Josa shkon në Korçë si kundërshtar. Ish-trajneri i skuadrës vendase, tashmë në drejtimin e Kukësit do të tentojë t’i shtojë hallet Skënderbeut të vendit të fundit në renditje.

Josës i duhet fitorja për të rikthyer skuadrën në rrugën e objektivave madhorë. Ndërsa korçarët duhet të dalin nga fundi i tabelës. Edhe tifozët korçare janë shqetësuar për këtë situatë, ndërsa vetë futbollistët së bashku me trajnerin Ahmataj premtuan kthesën.

“Për Josën do të shërbejë edhe si ndeshje prove pasi ka patur fare pak kohë ta njohë dhe të përgatisë skuadrën. Megjithatë duhet të tregohet cinik dhe të synojë rezultatin”.

Sfida Kastrioti-Bylis është me interes për fundin e renditjes. Krutanët kanë shansin e mirë për t’iu larguar njëherë e mirë 3 skuadrave poshtë në renditje, duke parë që ato kanë ndeshje të vështira, Ballshiotët do të jenë pa trajnerin Dovedan, i dënuar nga Disiplina.

Tv Klan