Historia e radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan zhvillohet mes Mirelës dhe babait të saj, Bektashit. Në insertin prezantues të rubrikës, Mirela thotë se është e dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, e tani ka mbetur mes 4 rrugëve.
“Jam një grua e dhunuar, e keqtrajtuar nga burri, nga vjehrri. Për këtë arsye unë ndodhem këtu sepse jam në mes të 4 rrugëve, s’kam ku të shkoj. Kërkoj ndihmën tuaj”.
Mirela trondit studion duke sjellë pamjet e dhunës makabre, ku shihet fytyra e çarë.
“Kjo është fotoja ime kur jam dhunuar, masakruar nga burri dhe nga vjehrri”, thotë ajo.

I ati, Bektashi thotë në insert se nuk do të merret më me vajzën e tij.
“Të vish nga Italia këtu. Vajza ime është 35 vjeçe dhe të merresh me vajzën. S’ka bërë vaki! Nuk vij më! Është hera e fundit që unë merrem me të!”
Kur hyn në studio, Bektashi përlotet kur sheh Mirelën.
Bektash: Pse më ke sjellë këtu?
Mirela: Të kam sjellë këtu sepse burri nuk më ka ardhur sot që më ka dhunuar, masakruar në sy të fëmijëve, më ka ulur, më ka ofenduar dhe për këtë arsye unë kërkoj ndihmën tuaj dhe të znj. Eni.
Bektash: Ti nuk je e vogël më, je 35 vjeçe. Ai të vinte të përballej me ty, jo unë!/tvklan.al