Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rus.
Sulmuesi i Shqipërisë, ishte vendimtar me gol, në barazimin 2-2 që Rubin Kazan regjistroi ndaj CSKA Moska.
26-vjeçari zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të, duke shënuar pas asistit të marrë nga shqiptari tjetër, Shabanhaxhaj.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Rubin Kazan, por vendasit barazuan në pjesën e dytë.
Ky gol, ishte i nënti sezonal për Dakun në Rusi, në 16 ndeshje të luajtur deri tani. /tvklan.al