Ministra e Brendshme gjermane shprehu keqardhjen që kishte shërbyer salçiçe me mish derri në një konferencë mbi Islamin, më herët gjatë kësaj jave në Berlin.

Sipas asaj që shkruan BBC, Ministria tha se selektimi i ushqimit në Konferencën Gjermane mbi Islamin ishte bërë në mënyrë të tillë që të kënaqte

“pjesëmarrës të feve të ndryshme

“. Megjithatë, ky institucion kërkoi ndjesë

“nëse persona të caktuar ishin ndjerë të ofenduar”.

Eventi në fjalë u drejtua nga Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i cili në Mars tha se Islami nuk kishte vend në Gjermani. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në konferencën mbi Islamin ishin myslimane.

Lloji i salçiçeve që u shërbyen ishin blutwurst, ose “salçiçe gjaku”, të cilat kanë si përbërës gjakun e derrit, mishin e proshutën.

Megjithatë, ndjesa nuk mjaftoi për të shkaktuar zemëratë e reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një postim në Twitter, gazetari gjerman Tuncay Özdamar shkruajti: “

Çfarë sinjali dëshiron të transmetojë Ministria e Seehofer? Pak më shumë respekt për myslimanët që nuk hanë mish derri”./tvklan.al