Një paraqitje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në skenën e konkursit të bukurisë Miss Universe 2026, që po zhvillohet në Porto Riko. Përfaqësuesja e Norvegjisë ka zgjedhur një veshje krejt të veçantë, duke u shndërruar në një troll, një prej krijesave mitologjike të folklorit norvegjez.

Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, Miss Norvegjia spikati me një krijim mjaft kreativ dhe të pazakontë, në të cilin elementi kryesor ishte një kokë gjigante trolli.

Modelja shfaqej poshtë kësaj strukture të veçantë, ndërsa veshja ishte zbukuruar edhe me trëndafila të kuq, duke plotësuar pamjen e frymëzuar nga traditat dhe mitologjia norvegjeze.

Paraqitja e saj u dallua për origjinalitetin dhe mënyrën se si solli në skenën ndërkombëtare një pjesë të trashëgimisë kulturore të Norvegjisë.

/tvklan.al