Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen ku u arrestuan pesë të dyshuar se po përpiqeshin të kryenin një sulm terrorist të dielën pranë bazës ushtarake Fairford në Britaninë e Madhe.
Një fermere vendase tha për BBC se ishte ajo që parandaloi sulmin, duke njoftuar policinë pasi pa burra të maskuar pranë tre furgonëve të bardhë, e duke ngritur pikëpyetje për garantimin e sigurisë nga autoritetet vendase.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se të arrestuarit ishin nën vëzhgim prej kohësh dhe se u zbuluan nga amerikanët.
Dyshime ka se të arrestuarit kanë lidhje me Iranin, pasi baza është shfrytëzuar nga forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara për të kryer sulme ndaj Republikës Islamike më herët gjatë këtij viti.
Sipas policisë, të pestë janë nga Londra, në të njëzetat si moshë.
Në furgona u gjetën lëndë kimike dhe pajisje ndezëse, ndërsa ekipi i xhenierëve përdori robotë për kontrollin e automjeteve.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, e falënderoi fermeren për vigjilencën, por theksoi se ajo dha ndihmë të pjesshme.
Streeting refuzoi të komentonte lidhjet e mundshme të të dyshuarve me Iranin.
Pesë të arrestuarit mbeten në paraburgim. Kordoni i sigurisë mbetet aktiv në një distancë prej 400 metrash.
Banorët e më shumë se 80 shtëpive të evakuuara ende nuk janë kthyer në banesat e tyre.
/tvklan.al












Botërori 2026 