Ky është sezoni i Mario Mitajt. Mbrojtësi kuqezi fitoi me skuadrën e tij, Al Itihad edhe Kupën e Mbretit, në Arabinë Saudite, pasi mposhtën në finale 3-1 rivalët e Al Kadisijah të Pier-Emerik Aubamejang.
Golat e pjesës së parë nga Benzema dhe Husem Aouar i dhanë avantazhin ekipit të drejtuar nga Loran Blank.
Më pas, Aubamejang e shkurtoi disavantazhin nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Por Al-Itihad u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke ruajtur avantazhin. Në shtesë, Benzema vulosi fitoren.
Një tjetër trishtim për Al Kadisijah, që nuk e fiton këtë trofe prej 58 vitesh.
Mbrojtësi kuqezi e luajti si titullar këtë sfidë, duke kontribuuar në të majtë të prapavijës, e duke ndihmuar ekipin në aksionet sulmuese.
21-vjeçari në këtë vit futbollistik luajti në 22 takime, ku shënoi 1 gol dhe dha edhe 1 asist.
Pak ditë më parë, skuadra e Mitajt ngriti trofeun e titullit kampion, pas një sezoni mjaft të mirë ku dominoi në Ligën Profesioniste Saudite.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
