Aktivistët e lëvizjes  “Mjaft” i kanë prezantuar drejtorisë  së policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, një tjetër kandidate për të zënë vendin e Gruas së Parë të Shqipërisë. Vajza quhet Xhemile dhe ashtu si 15 vajzat e tjera të cilat pretendojnë këtë titull  mund të konsiderohet bashkëfajtore në padinë e ngritur nga prokuroria për tubim të paligjshëm ndaj drejtuesve  të lëvizjes mjaft.

Erjon Veliaj  dhe Arbjan Mazniku ishin drejtorët e ekzekutivit nga vajzat e veshura  si nuse  përpara kryeministrisë kundër ndryshimeve në protokollin e shtetit.  Sipas policisë së kryeqytetit, organizata mjaft kishte marrë leje për të protestuar vetëm para godinës së kryeministrisë, mirëpo protesta ka filluar të zhvillohet që nga Hoteli Rogner.

Në këtë mënyrë Veliaj dhe Mazniku  duhet të përgjigjen për këtë vepër  penale në bazë të nenit 262 të kodit penal të Shqipërisë.  Drejtuesi i lëvizjes “Mjaft”  Erjon Veliaj në krahë të Xhemiles nuk është ndier i frikësuar nga oferta e policisë  për të kaluar disa ditë në qeli.

Erion Veliaj: Po duke qenë se kryeministri vetë  ka jetuar në qeli ndoshta do të ndiej një simpati për dikë  tjetër që shkon në qeli pas tij. Shpresoj se ndoshta një afrimitet do lindi në këtë moment.

Në qendër të kritikave të Veliajt ishte edhe kreu i shtetit Moisiu, krejt i paaftë për të mbrojtur institucionin e presidencës si dhe nderin e gruas së parë të vendit.

Erion Veliaj: Ne kemi biseduar edhe me Xhemilen dhe me vajzat, por në një vend si Shqipëria, ku presidentit realisht i ka rënë vlera, në momentin që nuk mund të vendosi as për zonjën e parë, jo vetëm kaq por ceremoniali kalohet, kapërcehet edhe me kryetarin e parlamentit  që normalisht sipas ceremonialit  që normalisht mund ti vinte kjo detyrë në rast se do shkonte me presidentin dhe është kujtuar që në principatën tonë, princi i vetëm i plotfuqishëm është kryeministri i vendit. Andaj si e tillë do të ishte një vrimë në ujë, në qoftë se do të protestonim qoftë para Presidentit apo qoftë para Parlamentit. E Xhemile, më korrigjo po e pata gabim. Kështu që vendosëm të shkojmë realisht aty ku shkon fuqia dhe pushteti në principatën tonë.

Me gjithë paralajmërimet e policisë, lëvizja qytetarë “Mjaft” ka garantuar gazetarët se protestat e saj nuk do të ndalen./tvklan.al