Rreth 300 vaksinime në ditë në qendrat shëndetësore

Të rinjtë kanë ngjallur interes për t’u vaksinuar kundër Covid. Mjekja Jonida Diko thotë se gjatë një ditë kryhen mbi 300 vaksinime.

“Aktualisht po vaksinohet me Pfizer, Astra Zeneca dhe Sinovac. Ka interesim nga të rinjtë që të vaksinohen sidomos tani në muajin Gusht dhe paraqiten tek mjekja e familjes për vaksinim. Janë mbi 300 vaksinime në ditë”.

Në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit publik, zgjerohet grupi i përfituesve të vaksinë Pfzier, duke përfshirë  edhe ata që kanë patur efekt anësor të rëndë vetëm të dokumentuar pas aplikimit të dozës së parë të një vaksine tjetër si Astra Zeneca, Sputnik apo Coronavac

“Në udhëzimin e ISHP Pfizer mund ta marrin dhe gratë shtatzënë, obezët, ata me probleme pulmoni dhe grupe të tjera të rriskuara”.

Deri tani mbi 35 % e popullatës në Shqipëri është imunzuar përmes vaksinimit anti-Covid.

Tv Klan