Mladen Milinkoviç do të jetë trajneri i ri i Partizanit. 57-vjeçari do të zëvendësojë Skënder Gegën, i larguar pas ndeshjeve të Kupave të Europës ku ekipi u eliminua që në turin e parë të Conference League.

Ai do të prezantohet sot. Trajneri serb kthehet në Superiore pasi drejtoi Luftëtarin që u rendit në vendin e katërt në sezonin 2016-2017 dhe më pas për disa muaj Kukësin. Ekipi i fundit i Milinkoviç ishte Buduçnost i Podgoricës në Malin e Zi, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar në Europë dhe Azi.

Mladen Milinkoviç ka më pak se 3 javë kohë për të përgatitur ekipin për sezonin e ri që do të nisë më 23 gusht, ku të kuqtë në ndeshjen e parë do ta luajnë në shtëpi ndaj Vorës, debutuese në Superiore.

Tv Klan

/tvklan.al